Lionel Mesi nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit të Paris Sen-Zhermenit. Futbollisti argjentinas ka probleme të vogla me muskulin e këmbës, andaj është e paqartë nëse do të shfaqet në duelin me Lillën këtë të premte.
Trajner i PSZH-së, Maurico Poketinjo nuk donte të rrezikonte dhe i dha lojtarit të tij pushim shtesë. Pak orë para ndeshjes do të dihet nëse 34-vjeçari do të ketë një shans për të luajtur. Argjentinasi nuk ka ende një gol në Ligue 1 franceze. Deri tani ka probleme të vogla në përshtatjen me ambientin e ri, pas dy dekadash në radhët e Barcelonës. Killian Mbape, i cili po ashtu përballet me lëndim, nuk do të luajë kundër Lille.
PSZH barazoi në ndeshjen e fundit me Olympik Marsejën, por qëndroi shumë përpara të tjerëve në tabelë, me 28 pikë pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.








