Lionel Mesi, vazhdon me rekorde tek Argjentina

Autori i dopietës në miqësoren e fituar nga Argjentina kundër Xhamajkës 3-0, Lionel Messi rrumbullakosi 100 fitore me kombëtaren, duke u bërë argjentinasi i parë që e realizon këtë sukses.

Në terma absolutë, “Pleshti” kalon me një fitore plus Serhio Ramosin me Spanjën, Kristiano Ronaldon me Portugalinë dhe Andres Guardadon me Meksikën. Përveç kësaj, dy golat e shënuar e sjellin në kuotën e 90 golave në total me Argjentinën.

Më mirë se ai në nivel kombëtareje është vetëm iraniani Ali Daei me 109 gola dhe Kristiano Ronaldo me 117 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button