Lionel Mesi, vendos se ku do të vazhdojë karrierën

Lionel Messi ka në plan ta përfundojë karrierën e tij të jashtëzakonshme duke luajtur me Inter Miami në MLS. Sipas gazetarit Çavi Kampos nga katalanasja “Esport3”, Mesi drekoi me Hoan Laporta një ditë pasi ky i fundit u bë presidenti i Barcelonës për herë të dytë. Argjentinasi i tha 58-vjeçarit se e sheh veten duke luajtur në nivelin më të lartë edhe për dy vite të tjera, para se të lëvizte drejt SHBA.

Pas formimit të klubit Inter Majami në vitin 2018, Mesi i dërgoi një mesazh legjendës së Man. Junajted dhe Real Madridit, ku shprehu interesin e tij për të nënshkruar me klubin e tij. Sipas “MARCA, Lionel Messi dërgoi një mesazh interesant.

“Përshëndetje David, së pari urime. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë me projektin e ri, në këtë hap të ri që po ndërmerr. Kush e di, për disa vite mbase do të më telefononi”.

Leo bleu së fundi një apartament luksoz prej 5 milionë £ në Miami, çka sugjeron se destinacioni i tij përfundimtar i karrierës është vendosur. Duke mos treguar shenja ngadalësimi, Messi ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2021, me 28 gola dhe 9 asiste në 27 ndeshje për Barcelonën.

LEXO EDHE:

Back to top button