Liria e mediave në Maqedoninë e Veriut në rënie

Liria e medias në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rënie. Në dy vitet e fundit ka rënë për 9 pozita duke kaluar në kategorinë “problematike”. Sipas raportit të “Reporterët pa kufij”, edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformatat e përhapura gjerësisht dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në uljen e besimit shoqëror ndaj mediave, duke i bërë mediat e pavarura të cenueshme ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Për më tepër, zyrtarët qeveritarë kanë tendencë të mbajnë qëndrime të dobëta dhe përçmuese ndaj gazetarëve./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button