Liridon Latifi vazhdon karrierën te Shkëndija e Tetovës
Liridon Latifi do të vazhdoj karrierën te Shkëndija e Tetovës, pas “divorcit” me Tiranën. Sulmuesi kosovar dhe klubi tetovar gjatë ditës së djeshme kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ndërkohë që sot erdhi dhe prezantimi zyrtar i Latifit te skuadra kuqezi.
30-vjecari te Shkëndija u transferua nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korçarët. Latifi karrierë ka pasur edhe klubet e huaja Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol. Ai ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21 si dhe Kombëtares A.
Futbollisti karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Flamurtarti i Prishtinës, ndërsa më pas karrierën e vazhdoi te Prishtina. Me sulmuesin prishtinas, kuqezinjtë bëjnë një goditje të bujshme dhe përforcojnë edhe më shumë repartin ofensiv.