Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit për shkak të një trajnimi

Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit për shkak të një trajnimi

Sot në orët e mëngjesit janë para forca të shtuara të KFOR-it mbi lumin e Ibrit, por që shtimi i forcave ka të bëjë me mbajtjen e një trajnimi.

Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ju sjell fotografi nga Ura e Ibrit, gjersa nga KFOR-i i kanë thënë se shtimi i forcave ka të bëjë me mbajtjen e një trajnimi.

Ndryshe, të premten Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të vendit për ndërprerjen e aktiviteteve në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button