Lirohet 18-vjeçari i arrestuar për e-mailat kërcënuese nëpër Shkollat e Tetovës

Lirohet 18-vjeçari i arrestuar për e-mailat kërcënuese nëpër Shkollat e Tetovës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Tetëmbëdhjetë vjeçari nga Pallatica e Zhelinës, i arrestuar ditë më parë nën dyshime për dërgesën e porosive elektronike kërcënues nëpër shkolla, sipas informatave të televizionit Alsat, do të ndiqet për vepër terroriste dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm. Bazuar në klasifikimin e veprës, lënda do të hetohet në Prokurorinë e Shkupit, ndërsa për ekspertizë i është sekuestruar celulari dhe kompjuteri.

“Kam dashur të tallem me nxënësit dhe shkollën, këto sipas të dhënave të televizionit Alsat brenda MPB-së, kanë qenë motivet e dërgesës së e-mailave si në MPB po ashtu edhe në disa shkolla të Tetovës, gjoja se ka të vendosur Bombë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Televizioni Alsat mëson se i dyshuari do të hetohet në procedurë të rregullt. Nuk dihet nëse organi i akuzës, duke u bazuar në peshën e veprës penale dhe pasojat e shkaktuara nga veprimet e tij, pas klasifikimit të veprës penale mbi bazën e kallëzimit penal, do të kërkon masa kujdesi për të dyshuarin. Momentalisht për një vendim të tillë nuk ka përgjigje as nga Prokuroria Publike dhe as nga Krimi i Organizuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button