Lirohet nga akuza Dragan Daravellski

Lirohet nga akuza Dragan Daravellski

Pas dy dekadave në arrati, ish-shefi i Drejtorisë së Doganës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Daravellskit i është vjetërsuar vepra për të cilën akuzohej. Nga gjykata penale njoftojnë se vepra e tij ishte vjetërsuar në fund të vitit 2022. Rikujtojmë që Daravellski ishte dënuar në maj të vitit 2007 me burg prej 7 vjetëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, këtë aktgjykim edhe pse e kishte konfirmuar edhe gjykata e Apelit, ai arriti të arratiset dhe të shpëtojë pa mbajtur dënimin e shqiptuar nga gjykatat e vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button