Lista e Silvinjos: Bruti e Shehu si rrisi, mungon Taulant Seferi

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Silvinjo ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë. Kombëtarja e Shqipërisë është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku ndodhet në grupin “K” së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Trajneri brazilian, Silvinjo ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar lojtari i shumëpërfolur Etnik Brruti i Malishevës dhe Juljan Shehu i Vidzev Lodxh.
Përveç emrave të rinj, në listë kemi edhe disa mungesa të mëdha si Mario Mitaj, Mirlind Daku, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi.
Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, teksa kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Uembli” më 21 mars, në orën 20:45.
Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.