Omeragiç: Në dy vitet e fundit është konstatuar një minus prej 1 mln euro në buxhetin e FFM-së

Kryetari i FFM-së, Masar Omeragiç në fjalimin e tij në Kuvendin e rregullt zgjedhor ka folur edhe për gjendjen aktuale nën udhëheqjen e kaluar. Omeragiç ka treguar se pas kontrolleve finansiare janë konstatuar më shumë shpenzime se sa të ardhura nga menaxhmenti i mëparshëm.
“Sot, gati tre muaj pas marrjes së detyrës si kryetar i FFM-së, isha i vetëdijshëm se do të kisha sfida, por situata që gjetëm ishte më e keqe se sa ishte planifikuar. Në vitet e fundit federata ka pasur më shumë shpenzime se sa të ardhura dhe në dy vitet e fundit ka pasur një deficit prej një milion eurosh.
Akademia e futbollit kishte kushte katastrofike, buxhet të prishur dhe mungesë organizimi. Akademia e të rinjve duhet të jetë themeli i futbollit në vendin tonë dhe ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj. Kategoritë e të rinjve, që janë themeli i çdo ekipi kombëtar, u mungonte mbështetja e mjaftueshme dhe një plan i qartë zhvillimi afatgjatë. Nevojitet organizim më i mirë, si dhe më shumë burime për përparimin e tyre.
Problem ka qenë edhe gjendja e godinës administrative, fondet e investimeve janë shpenzuar deri në vitin 2028, por rezultatet nuk duken. Por në periudhën e kaluar kemi pasur edhe pika të ndritshme, kombëtarja jonë A na sjell rezultate të mira që duhet të jenë inkurajim për të gjithë ne në futboll. Por në vend që të shikojmë prapa në të kaluarën, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Po hedhim hapa konkretë, rishikojmë të gjitha investimet e mëparshme, planifikohen terrene stërvitore, fusha për ndeshjet e Ligës së Parë, është koha për të futur standarde të reja në operacione, procesi është i vështirë, por i domosdoshëm. Federata do të punojë në interes të futbollit, sepse futbolli ynë e meriton”, tha mes tjerash Maser Omeragiq.