Livakoviç nga Kroacia do të vazhdojë karrierën në La Ligën e Spanjës

Dominik Livakoviç zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, dha një kontribut të madh te kombëtarja e Kroacisë, që e mbylli në vendin e tretë në “Katar 2022”.

Portieri kroat, i cili mban shiritin e kapitenit te Dinamo, do të vazhdojë karrierën në La Liga. Shtypi iberik raporton se 28-vjeçari nga Zadari do të firmosë me Villarealin. Livakoviç ka një klauzolë shitjeje 10 milionë euro, ndërkohë që drejtuesit e dy klubeve po bisedojnë në lidhje me detajet e fundit.

Gjithsesi, marrëveshja është arritur dhe “gardiani” do të lërë Dinamon për të veshur fanellën e “nëndetëses së verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Europa League. Livakoviç debutoi me kombëtaren në qershorin e vitit 2017 dhe dhe deri tani numëron 43 ndeshje mes shtyllave të Kroacisë.

LEXO EDHE:

Back to top button