SHBA, kasolle me dritare të përdorura

SHBA, kasolle me dritare të përdorura

Nik Olson e Lilah Horuitz kishin humbur vendet e tyre të punës rreth 10 vjet më parë dhe dëshironin të jetë larg kulturës së garës e konkurrencës të qytetit prandaj vendosën të ndërtojnë folenë e tyre në malet e Uest Virginia në SHBA. Për këtë ata menduan të ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre me dritare të përdorura duke nisur me një buxhet prej vetëm 500 dollarë. Dritaret e ricikluara përbëjnë fasadën kryesore të shtëpisë ndërsa pjesë tjetër është ndërtuar me dru të ricikluar. Dritaret e ngjitura me njëra-tjetrën lejojnë kalim të gjerë drite dhe japin një sens hapësire e ndriçimi. Druri i ndërtimit është marrë nga një hambar i zonës që ishte braktisur. Çifti nuk jeton gjithmonë në kasollen e tyre por ajo u shërben si një vend-largim për të shpëtuar nga zhurma e shtëpisë së tyre në Miluoki. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button