(VIDEO) Abdylfeta Alimi del nga burgu: “Liria është e shtrenjtë”

(VIDEO) Abdylfeta Alimi del nga burgu: “Liria është e shtrenjtë”

Sot përfundimisht doli nga burgu Abdylfeta Alimi, i dënuar me 6 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit. Në dalje të burgut Alimi tha se liria është e shtrenjtë, megjithatë u shpreh i shqetësuar për shokët që ka lënë në burg, për të cilët tha se njëjtë si ai janë të pafajshëm. Në dalje të burgut ai u prit nga familjarët e tij të ngushtë. I pranishëm ishte dhe ish kryetari i ASH-së Zijadin Sela.

“Me shëndet jam mirë, falënderoj familjen bashkëfshatarët, gjithë shqiptarët anë e mban e sidomos mikun tim Zijadin Sela, që më ka ndej mbrapa në çdo sekondë. Ju falënderoj dhe juve mediave që më keni përmbajte gjithë këto vite. Por liria është e shtrenjtë, kam kaluar shumë kohë këtu, kam lënë disa shokë që vuajnë padrejtësisht, e dhashë Zoti edhe ata një ditë do të dalin kështu si unë.  Vitet këtu nuk ishin të lehta por me ndihmën e Zotit i kaluam, me shëndet mirë kemi qenë, mos e s’provovtë Zoti askënd, sidomos ata që janë pa faj.. ju kërkoj falje por tani të shkoj të çmallem me familjen, bashkëfshatarët dhe mikun tim Zijadin Sela”, tha Alimi.

Ndërkohë Sela edhe njëherë ri-përsëriti se Abdylfetait i ka borxh jetën dhe se ai tanimë është vëllai i tij.

“Kam thënë se më është shtua një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, që nga 27 prilli. Sot ndihem ashtu siç do të ndieshte një familjar i Fetait, ashtu siç do të ndieshte një njeri që i ka borxh jetën tjetrit. Ndjehem i lirë po aq sa Fetai, ashtu siç jam ndjerë jashtë mureve të këtij burgu, por i robëruar bashkë me Fetain, Unë sot e quaj një nga ditët normale të cilën gjatë kohë nuk e kam parë. Ndjehem dhe krenarë me pamposhtësinë dhe vendosmërinë e Fetait, ky burrë nuk u përul kurrë. E di se janë munduar që ta thyejnë, që t’i nxjerrin veshin a këmbën, dhe gjëra të tjera, e di që janë munduar që ta joshin, por ky ka zgjedhur atë që e ka traditë shqiptari, nderin dhe respektin. Ta nderoj veten dhe familjen e tij. Unë jam pjesë e familjes së tij, më ka nderuar dhe mua ”, tha Sela.

Ndërkohë djali i Abdylfetait tha se njëkohësisht ndjehet i lumtur por dhe i emocionuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button