Pasi që dështoi që në merkaton e janarit të transferojë mesfushorin Fabio Carvalho, duke se Liverpooli tani e ka arritur qëllimin e tij.
Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti anglez Liverpool ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Fulhamit, Fabio Carvalho.
Po ashtu, thuhet se ylli portugez ka përfunduar testet mjekësore te “Të Kuqtë”, pasi që skuadra aktuale e tij, Fulhami, kishte dhënë dritën e gjelbër për këtë gjë.
Liverpooli do të paguajë dëmshpërblim prej pesë milionë eurosh dhe 2,7 milionë të tjera në formë bonusesh, ndërsa Carvalho do të nënshkruajë kontratën e tij të re e cila do ta mbajë atë në “Anfield Road” deri në vititn 2027.
Në 37 paraqitje në të gjitha garat për Fulhamin, Fabio Carvalho ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.








