Liverpooli e pëson humbjen e katër radhazi

Liverpooli e ka humbur edhe derbin me Evertonin që u zhvillua të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 të Premier Ligës me rezultat 2-0. Ndeshja filloi shumë keq për Liverpoolin që pësoi gol nga Richarlison pas vetëm tre minutave lojë. Humbjen e katër radhazi për Liverpoolin e vulosi Sigurdson në minutën e 83 të takimit nga penalltia. Xherdan Shaqiri luajti rreth 30 minuta në këtë ndeshje por nuk e ndihmoi dot Liverpoolin për ta shmangur këtë disfatë. Pas kësaj ndeshje, Liverpooli dhe Evertoni kanë nga 40 pikë dhe ndajnë pozitat gjashte dhe shtatë në tabelë.

LEXO EDHE:

Back to top button