Liverpulli arrin marrëveshje me Kiesa-n, por jo edhe me Juventusin
Liverpulli thuhet se veçse ka arritur marrëveshje personale me italianin Federiko Kiesa dhe tashmë po beson me Juventusin për të gjetur akordin për çmimin e lojtarit. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se “The Reds” dhe Kiesa kanë përfunduar pothuajse marrëveshjen.
“Marrëveshja mes Federiko Kiesa dhe Liverpulli për kushtet personale është pothuajse e përfunduar!. Detajet përfundimtare po zgjidhen sot. Kontrata katërvjeçare gati pas bisedimeve fillestare të zbuluara ekskluzivisht të hënën. Juventusi dhe Liverpulli në bisedime të drejtpërdrejta për të arritur një marrëveshje për tarifën”, ka shkruar Romano.
Më parë u raportua se Juventusi kërkon 15 milionë euro për italianin, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Skuadra angleze në anën tjetër ka dërguar ofertën e parë drejt “Zonjës së Vjetër”, e cila peshon 12 milionë euro dhe diferenca nuk është e madhe. Sulmuesi i krahut të majtë ka bërë 131 paraqitje për gjigantët e Serie A, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 23 asistime.