Kasami përgënjeshtron BDI-në: Komuna e Tetovës nuk është zhytur në borxhe të reja, madje ka paguar borxhet që i la ish kryetarja
Kasami përgënjeshtron BDI-në: Komuna e Tetovës nuk është zhytur në borxhe të reja, madje ka paguar borxhet që i la ish kryetarja
Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka hedhur poshtë akuzat e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me rritjen e borxhit të komunës. Kasami tha se, Komuna e Tetovës nuk është zhytur në borxhe të reja, madje ka paguar borxhet që i la ish kryetarja e Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi. Kasami tha se nga gjithsej 14 milion euro sa kishte borxh, tani komuna ka vetëm 9 milion. Borxhet e paguara kanë qenë kryesisht kamata të përmbaruesve.
“Komuna e Tetovës deri më tani ka paguar mbi 5 milion euro borxhe të përmbaruesve. Gjithashtu zvogëlimi i borxhit të komunës diku rreth pesë milion është zvogëluar dhe nuk ia ka falur Qeveria, por, përkundrazi komuna e ka paguar dhe riprogramuar atë borxh. Gjithashtu edhe ky borxh aktual që është diku 9 milion euro të komunës së Tetovës, është me rëndësi pjesa më e madhe është krijuar nga projekte që janë realizuar me kohën sepse ne nuk kemi ardhur si “organ likuidues” i komunës që vetëm të paguajmë borxhe, por që të realizojmë projekte si ky që promovojmë sot. Me rëndësi është se është ulur borxhi i komunës”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk