Liverpulli dhe Roma në fushë, Xhaka kundër Haken-it

Liga Europa nis edicionin e këtij sezoni me 16 sfida tepër interesante, të cilat do të luhen në orën 18:45 dhe 21:00. Në fushë do të shohim Liverpullin, me të kuqtë të cilët shihen si pretendetët për ta fituar këtë sezon, ku në mbrëmje do të ndeshen ndaj LASK.

Roma e Hoze Murinjos do të përballet në Moldavi kundër Sherif Tiraspol, ndërsa Leverkuzeni i Granit Xhakës pret skuadrën e Hakenit.

Spikat dhe sfida Karabag-Mollde, ku Redon Xhixha bën debutimin e tij në grupet e një kompeticioni europian. Një duel që pritet të marrë vëmendje të madhe është ajo mes Ajaksit dhe Olimpik Marsejës, teksa Atalanta do të presë në Bergamo skuadrën e Rakovit.

LEXO EDHE:

Back to top button