Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person
Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 21 vjeçarin A.A.G. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen e Aerodromit të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.
Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse. /Alsat.mk