Liverpulli fiton dhe afrohet në 3 pikë nga Man. Sitit
Skuadra e Liverppullit ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Lids Juanjted, për t’iu afruar Man. Siti në kreun e tabelës. “Reds” triumfuan me rezultat të thellë 6:0.
Mohamed Salah kaloi Liverpoolin në epërsi pas vetëm 15 minutave duke shënuar nga pika e bardhë (15′). Tutje, egjiptiani asistoi për Joel Matip që shënoi nga afërsia (30′), ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Salah gjeti sërish golin përsëri nga penalltia (35′).
Ndërkohë, 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt, Sadio Mane u përkujdes për golin e katërt pas një asistimi të Henderson (80′). Mane nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe në fund për të shtuar edhe më shumë epërsinë (90′), derisa fitoren e vulosi Van Dijk në kohën shtesë (90+3).
Me këtë fitore, Liverpuli afrohet Man Sitit në vetëm tre pikë distancë, duke mbledhur 60 pikë, derisa Lids qëndron në pozitën e 15-të me 23 pikë.







