VIDEO / Entoni Elanga shpëton “Djajtë e Kuq” në Madrid

“Super përballja” në mes Atletiko Madridit dhe Man. Junajtedit, në kuadër 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, u mbyll pa fitues (1-1)

Atletiko kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutave përmes Zhoao Feliks që shënoi me kokë pas një asistimi të Lodit (7′). Tutje, dy skuadrat kishin disa aksione të shumta, por që assesi nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë, të dy skuadrat e mëdha zhvilluan futboll të bukur që u mungoi konkretizimi i rasteve.

Ndërkohë, heroi për Man Unitedin ishte i inkuadruari Entoni Elanga që shënoi pas një asistimi të Bruno Fernandesit (80′). Tani mbetet e hapur dhe do vuloset në “Old Trafford”.

LEXO EDHE:

Back to top button