Liverpulli, fitore në sekondat e fundit në “Anfilld Roud”

Skuadra e Liverpullit mundi Tottenhamin me 2-1 në ‘Anfield Road’, me golin e fitores të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. ‘The Reds’ janë rikthyer në krye të Premier Ligës, falë fitores në derbi ndaj Tottenhamit. Skuadra e Jurgen Klopp golin e epërsisë së parë e arriti në minutën e 26’, duke shënuar me anë të Mohamed Salah.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe erdhi përgjigja e Totenhamit, që barazoi nëpërmjet Son Heung-Min. Dhe kur u mendua që kjo ndeshje po shkon drejt barazimit, ishte Roberto Firminjo që realizoi në minutën e 90’, për fitoren 2:1 të Liverpullit.

Pas kësaj fitore, Liverpulli numëron 28 pikë, tri më shumë se Totenham, që tani zë vendin e dytë në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button