Pas 9 viteve pauzë Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet në muzikë

Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet. Sikundër na kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur shqiptare do të debutojë fuqishëm në muzikë këtë vit dhe ne mezi po presim.

Në fillim të këtij viti bukuroshja shqiptare tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.

Duket se momenti ka ardhur dhe kënga e saj e re s’do të vonojë shumë. Në postimin e fundit në Instagram, Anxhelina ka lajmëruar se projekti i ri do të vijë shumë shpejt. Jo vetëm kaq!

Ajo ka ndarë një pjesë të këngës së saj e cila na emocionoi që me rreshtat e parë që dëgjuam.

Kjo këngë e Anxhelinës do të jetë në anglisht, ndërsa titulli ende nuk dihet. Të shumta janë komentet që kanë vërshuar në llogarinë e këngëtares në Instagram, ku e komplimentojnë për emocionet që përcjell.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, duhet ta pranojmë se Anxhelina na ka munguar shumë përgjatë këtyre 9 viteve dhe shpresojmë mos të bëjë më pauza të tilla.

LEXO EDHE:

Back to top button