Liverpulli gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Çellsit

Mejson Mount është kthyer në një çështje te Çellsi, për shkak të kontratës së tij e cila përfundon në verën e vitit 2024. Anglezi ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes dhe deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Ndërkohë sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë vendosur për ta nxjerrë në merkato mesfushorin në rast se nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Mount në verë do të shitet për të gjeneruar të ardhura, pasi në rast të kundërt Çellsi rrezikon ta humbasë me parametra zero.

Alternativat nuk mungojë për sulmuesin dhe ai pritet të mos largohet nga Premier Liga. Liverpulli është klubi më i kuotuar për të marrë shërbimet e 24- vjeçarit. “Të kuqtë” po zhvillojnë një sezon me ulje dhe ngritje, ndërsa në merkaton e verës do të synojnë disa transferime për të përforcuar skuadrën, për t’u rikthyer përsëri konkurues.

Vlera e mesfushorit në treg llogaritet afro 70 milionë euro, por Liverpulli dhe klubet e interesuara mund të përfitojnë për ta transferuar me një shifër më të ulët, për shkak të kontratës e cila përfundon në vitin 2024. Mount po luan sezonin e katërt te Çellsi, teksa këtë sezon numëron 22 paraqitje në Premier Ligë. Në total 24-vjeçari, numëron 190 ndeshje dhe 33 gola në të gjitha kompeticionet me “Blutë e Londrës”.

LEXO EDHE:

Back to top button