Liverpulli gati t’i rinovojë kontratën me brazilianin për 2 sezone shtesë

Skuadra e Liverpullit është pranë rinovimit të kontratës me sulmuesin brazilian Roberto Firminjo. 31-vjeçari luan me “Të Kuqtë”prej vitit 2015, duke qenë një nga titullarët e padiskutueshëm.

Gjithsesi, afrimet e disa sulmuesve të tjerë kanë nxjerrë disi në plan të dytë Firminjon, që pavarësisht kësaj bind me paraqitjet e tij. Ndaj, klubi ka vendosur t’ia rinovojë me dy sezone të tjera kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Kohët e fundit janë bërë shumë spekulime për një largim të sulmuesit, që kishte oferta nga Arabia Saudite. Kontrata e re pritet të ketë një ulje të rrogës së Firminjo, që do të vijojë të luajë në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button