Liverpulli kërkon fitore ndaj “nëndetëses së verdhë”

Skuadra e Liverpullit duhet të bëjë sonte hapin e fundit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. ‘The Reds’ shkojnë në ‘Estadio de la Ceramica’ në Viljareal, me një epërsi prej dy golave, pasi në takimi e parë në stadiumin “Anfield Roud’ shënuan fitore me rezultat 2:0.

Këtë epërsi duhet ta ruajnë në një arenë ku u rrëzuan skuadra si Bajern Munihu dhe Juventusi. Skuadra angleze shihet si favoritët për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndonëse trajneri i skuadrës spanjolle, Unai Emeri, ka premtuar telashe për Liverpullin.

Ndeshja mes Viljareali dhe Liverpulli do të nis në ora 21:00. Fituesi i kësaj përballje, në finale, do të takohet me fituesin e sfidës së dytë të gjysmëfinales në mes Real Madridit dhe Mançester Sitit.

LEXO EDHE:

Back to top button