Mediat, Barcelona ka zhvilluar takim me Solerin

Karlos Soler është lojtari më i komentuar i ditëve të fundit në Spanjë. Ylli i Valencia po lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës dhe për këto zëra ka reaguar edhe skuadra aktuale e tij, Valencia.

Megjithatë, gazetari Zherard Romero vazhdon të insistojë se një takim ka ndodhur. Ai thotë se takimi mes drejtuesve të Barcës dhe atyre të Valencia, ka ndodhur gjatë javës së kaluar.

Barcelona ka kontaktuar me lojtarin edhe gjatë janarit, por nuk ka pasur lëvizje konkrete. Tani mbetet të shihet nëse gjatë verës Barcelona do të arrijnë të transferojnë Solerin, një futbollist që luan në pozitat e mbrojtësit të krahut të djathtë ose në mesfushë.

LEXO EDHE:

Back to top button