Liverpulli me 3 mungesa të rëndësishme kundër PSV-së

Liverpulli do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve. “The Reds”, do të presin në “Anfield” skuadrën e PSV-së, ndeshje e vlefshme në fazën e ligës të këtij kompeticioni.

Mirëpo Liverpulli, mund të përballet me mungesa për këtë ndeshje. Kjo pasi që Florian Virtz, Xheremi Frimpong dhe Konor Bredli, nuk u stërvitën me skuadrën duke ngritur dyshime rreth prezencës së tyre.

Mbetet të shihet se a do të jenë në listën e Arne Slotit për këtë ndeshje. Ndeshja pritet të zhvillohet  të mërkurën (26 nëntor 2025), në orën 21:00./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button