Liverpulli në garë me Brajtonin për qendërmbrojtësin e talentuar argjentinas

Skuadra e Liverpullit ka kontaktuar me klubin argjentinas Talleres, rreth mundësisë për të nënshkruar me talentin kolumbian Kevin Mantilja. Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit argjentinas.

Deri më tani Liverpulli kryesisht është marë me largime të lojtarëve si Fabio Karvaljo, Poll Glatzel dhe Luk Çembers, që u larguan në formë huazimi nga “Anfield”. Në një intervistë për “La Voz”, presidenti i Talleres, Andres Fassi, ka thënë se ka pasur diskutime me Liverpoolin për lojtarin para se të hapej afati i janarit.

“Është e vërtetë, ata e kanë ndjekur atë për katër muaj tani dhe na kanë pyetur neve për informacione rreth gjendjes fizike të tij”, ka thënë Fassi.

Mantilja, një qendërmbrojtës shtatgjatë, është bërë pjesë e Talleres verën e kaluar teksa kontrata e tij skadon në dhjetor të vitit 2027. Ai ka bërë 43 paraqitje sezonin e kaluar për ekipin argjentinas duke shënuar një gol dhe vlera e tij në treg momentalisht sillet rreth 2.5 milionë euro.

Për të siguruar shërbimet e Mantiljas, Liverpulli do të konkurrojë me Brajtonin të cilët gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

LEXO EDHE:

Back to top button