Liverpulli “parakalon” Real Madridin për mesfushorin e Dortmundit

Bellingham është një nga objektivat e Real Madridit për vitin e ardhshëm. Klubi madrilen ka kohë që e ndjek mesfushorin 19-vjeçar të Dortmundit, të cilin e shohin si zëvendësues të Luka Modriçit.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2025, por Real Madridi dëshiron të marrë një opsion preferencial për të nënshkruar me te në vitin 2023. Një plan i “Los Blankos” është i njëjtë me atë të disa skuadrave që janë gjithashtu të vëmendshme ndaj Bellingamit. Një prej tyre është Liverpulli, i cili ashtu si Real Madridi është shumë i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit anglez.

Liverpuli dëshiron të kalojë përpara Real Madridit dhe skuadrave të tjera dhe ka kontaktuar tashmë me Dortmundin për të siguruar nënshkrimin e Bellingam për vitin 2023. Sipas Fabrizio Romano, skuadra e Real Madridit është shumë i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me lojtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button