Liverpulli, skuadra e katërt me numër dyshifror të finaleve

Skuadra e Liverpullit, i cili numëron gjashtë tituj europianë në historikun e vet, do të kërkojë edhe titullin e 7-të, pasi që siguroi finalen e Parisit, të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kampionëve. Me këtë rast, skuadra angleze regjistroi paraqitjen e 10-të në finale në Ligën e Kampionëve së bashku me Kupën e Kampionëve.

Me këtë finale të dhjetë, dhe të tretën në pesë vitet e fundit, “Të Kuqtë” u bënë vetëm klubi i katërt që arriti të regjistrojë numër dyshifror të ndeshjeve finale, në kompeticionin më elitar dhe më prestigjioz në Evropë.

Para tyre është Real Madridi që ka më shumë trofe, pasi që në 16 finale, ka arkëtuar 13 tituj evropian. Ndërkohë Milani dhe Bajern Munihu numërojnë nga 11 finale në Ligën e Kampionëve, ndërsa “rosonerët” fituan shtatë prej tyre, ndërsa bavarezët vetëm gjashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button