Liverpulli vë në shitje Firmino-n, vijnë ofertat e para nga Gjermania

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpulli, pas 7 viteve në “Anfield Roud”. Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantëve anglez në verën e vitit 2015 nga Hofenheim për 41 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka qënë një futbollist shumë i rëndësishëm. Por vitin e fundit braziliani ka humbur vendin e titullarit dhe tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me “The Reds”.

Gjiganti anglez i ka ofruar rinovimin, por Firmino e ka refuzuar atë pasi dëshiron një aventurë të re. Skuadra më e interesuar për brazilianin mbetet Juventusi, por bardhezinjtë nuk duan të paguajnë për të në janar dhe e duan falas në verë.

Nuk përjashtohet mundësia që autori i tre golave dhe tre asistimeve këtë sezon të rikthehet në janar në Gjermani. Gjithnjë sipas tabloidit anglez The Sun, Dortmund është gati të shpenzojë 10 milionë euro për brazilianin.

LEXO EDHE:

Back to top button