Llogaria bankare e Verstapenit po rritet me shifra të frikshme

Piloti i ri holandez Maks Verstappen vendosi këtë vit rekordin e 14 fitoreve brenda një sezoni, rekord që mund të thyhet sërish në dy garat e mbetura. 25-vjeçari që garon me “Red Bull” ka debutuar në Formula 1 në vitin 2015, duke u bërë edhe piloti më i ri në moshë që fiton një garë (në vitin 2015, në moshën 19-vjeçare).

Jo vetëm kaq, por këtë vit, Verstapen ka hyrë në listën e 500 qytetarëve më të pasur në Holandë. Sipas revistës “Quote”, pasuria e pilotit të “Red Bull” shkon mbi 120 milionë euro. Një shifër që mund të duket jo fort e madhe, por e konsiderueshme për një 25-vjeçar, që piloton në pista me shpejtësi marramendëse.

Me dy tituj kampionë të fituar tashmë nga Verstapen edhe pasuria e tij po rritet ndjeshëm, teksa kontrata aktuale prej 40 milionë euro në sezon e ndihmon. Ndërkohë që, ai përfiton edhe mjaft të ardhura të tjera nga sponsorët e publiciteti.

LEXO EDHE:

Back to top button