Lloris kërkon falje tifozëve, për 6 golat e pranuar në “Sent Xhejms Park”

Portieri francez Hugo Lloris, u kërkoi falje tifozëve të Totenhamit pas humbjes së turpshme me shifrat 6-1 ndaj Njukasëllit. “Spurs” e gjetën veten me rezultatin 5-0 vetëm pas 21 minutash lojë në “Sent Xhejms Park”.

Skuadra e Londrës veriore është tani gjashtë pikë pas Njuksaëllit të vendit të tretë, me këta të fundit që vazhdojnë të besojnë në kualifikimin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Portieri francez i Totenham, i cili pësoi 5 gola nga 6 goditje në portë, foli për paraqitjen e tij dhe të shokëve të skuadrës.

“Është shumë e turpshme. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve. Ne nuk treguam një fytyrë të mirë dhe nuk mundëm të përputheshim me performancën e lojtarëve kundërshtarë. Ne mbetëm prapa në të gjitha pozicionet e fushës dhe humbëm plotësisht pjesën e parë të lojës. Është e vështirë për momentin të vlerësosh performancën, por ka munguar lufta. Mund të pësosh një ose dy, por jo pesë. Njukasëll është për t’u duartrokitur, e merituan gjithçka. Është vërtet e dhimbshme. Nuk bëhet fjalë për taktikë, thjesht u futëm në fushën e lojës të pafuqishëm”, përfundoi Lloris.

LEXO EDHE:

Back to top button