“Lojërat e fatit”, Van der Belen: Kuvendi të respektoj standardet evropiane

"Lojërat e fatit”, Van der Belen: Kuvendi të respektoj standardet evropiane

Ndonëse Qeveria i vendosi yllin Evropian, presidenti austriak Aleksander Van der Belen në Shkup porositi ekzekutivin se ajo që kërkohet nga Ligji mbi lojërat e fatit janë standardet Evropiane. Për një domen të tillë të ndjeshëm sipas Van der Belen, Kuvendi duhet të gjej rrugën e duhur.

“Mendoj që është legjitime që të flitet për masa mbrojtëse ndaj çështjeve të cilat i shqetësojnë qytetarët. Ky është një domen i ndjeshëm kur bëhet fjalë kush hyn, ku janë lokacionet dhe të tjera. Nuk biseduam me Presidentin një gjë ta keni të qartë, patjetër të respektohen standardet Evropiane. Jam i sigurt se Kuvendi juaj do ta gjen rrugën e duhur”, tha Aleksander Van der Belen, President i Austrisë.

Presidenti Stevo Pendarovski i kërkoi Qeverisë që të nis propozim të ri pa flamurin e BE-së. Kreu i shtetit thotë se konstatimi nëse duhet miratuar ligji ose jo, do të dalë nga debati publik.

“Nuk mund të marr pozicion sepse nuk jam ekspert a duhet ose jo. Por e di se për këtë çështje duhet debat. Për këtë arsye bëj apel që derisa Qeveria ka një qëllim të tillë, të mos e imponon atë në procedurë me flamur Evropian. Të shkon në procedurë të rregullt dhe të kemi kohë për t’i ballafaquar qëndrimet”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.

Para presidentit austriak, versionin e propozim-Ligjit mbi lojërat e fatit e kishte kritikuar edhe ambasadori austriak në Shkup. Propozimi në fjalë ndonëse theksin e vendos tek distancimi i kazinove dhe dyfishimi i çmimit të licencave, në fakt në dejat e dispozitave fshihet hapja e rrugës për investitorët e ri në vend dhe zgjerimin e industrisë së kazinove. Propozimi aktual mundëson ndërhyrjen e investitorëve të rinj, që jo zyrtarisht sipas informacioneve të Alsat janë biznese nga Serbia të cilët synojnë industrinë e VLT aparateve. Kjo sipas zërave të deritanishme bëhet për interesa të ngushta nga njerëzit e caktuar të pushtetit. Cenimi i sigurisë së punës dhe bashkëpunimit mes kompanive nga Maqedonia dhe Austria sot ishte temë diskutimi edhe takimin mes dy odave ekonomike nga Shkupi dhe Vjena. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button