Penov: Projektet e dorëzuara nga komunat nuk janë cilësore

Penov: Projektet e dorëzuara nga komunat nuk janë cilësore

Vendi ynë ka vazhdimisht në dispozicion para të siguruara nga ndërkombëtarët për realizim të projekteve të rëndësishme për mjedisin jetësor, por kemi shumë mangësi tek cilësia e projekteve me të cilat konkurrojmë. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov tha se shpesh projektet e dorëzuara nga komunat nuk janë cilësore. Sot u njoftua se do të vazhdohen dy projekte të mbështetura nga UNDP dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim “Sida”. Për të dy projektet “ Zgjerimi i veprimeve për përballje me ndotjen e ajrit” dhe “ Ndërtimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projektit” janë planifikuar 4.13 milion dollarë. Nën monitorim për cilësinë e ajrit do të jenë komunat: Kavadar, Gostivar, Kumanovë, Strumicë dhe Strugë. Këto projektet duhet të finalizohen deri në vitin 2026.

“Autoriteteve lokale do t’u ofrohet mbështetje që të detektojnë dhe matin ndotësit e ajrit, t’i identifikojnë dhe të përpilojnë planë dhe masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit. Në këto 5 komuna do të përsërisim dhe qasjen inovative dhe shkencore që tashmë është dëshmuar se është shumë efektive”, tha Armen Grygorian, UNDP. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button