Lokali në Madrid, 1.5 euro për klientët që nuk dëshirojnë të porosisin asgjë

Lokali në Madrid, 1.5 euro për klientët që nuk dëshirojnë të porosisin asgjë

Një lokal në Madrid, Spanjë ka gjetur zgjidhjen për “klientët” që nuk duan të porosisin asgjë. Pra edhe nëse nuk do të marrë gjë për të pirë apo konsumuar, do të duhet të paguash 1.5 euro. Taverna La Solía mori një vendim të tillë për këdo që vendos të qëndrojë në ambientet e saj marrë gjë për të ngrënë. “Industria ka ndryshuar pas COVID. Ne kemi nevojë për njerëz që të konsumojnë! Inflacioni po na prek shumë ne, gastronomët. Ne nuk jemi qendra sociale e qytetit. Ne kërkojmë vetëm pak edukim dhe respekt,” tha Oscar Solana. Ai zbuloi se po bëhej gjithnjë e më e shpeshtë që nga një tryezë me gjashtë, për shembull, vetëm katër përfunduan duke kërkuar diçka, kështu që ai vendosi të merrte masa për këtë çështje.

LEXO EDHE:

Back to top button