Tualetet e reja neutrale gjinore do të ndalohen në restorantet dhe zyrat në Mbretërinë e Bashkuar

Tualetet e reja neutrale gjinore do të ndalohen në restorantet dhe zyrat në Mbretërinë e Bashkuar

Ministrat britanikë thanë se ndryshimet në ligj do të rrisin “sigurinë, privatësinë dhe dinjitetin e grave”.

Bazuar në këto ndryshime në ligj, ndërtesat e reja publike dhe zyra do të duhet të kenë tualete të veçanta për burra dhe gra, raporton Times.

Sipas këtyre dispozitave, ata që nuk mund ta ofrojnë këtë do të duhet të kenë një dhomë që përfshin një tualet, lavaman dhe tharëse duarsh pas një dere që mbyllet.

Ministrat thanë se vendimi do t’i jepte fund shtimit të numrit të të ashtuquajturave tualete “neutrale ndaj gjinisë” që pengojnë privatësinë.

Ndryshimet në ligj, megjithatë, u kritikuan nga aktivistët e të drejtave LGBTQ, të cilët paralajmëruan se do të margjinalizonte më tej njerëzit transgjinorë.

Qeveria britanike propozoi fillimisht ndryshimet në ligj vitin e kaluar, pavarësisht një fushate të fortë nga kundërshtarët e ndryshimeve të cilët thanë se gratë transgjinore do të rrezikoheshin për sigurinë e tyre duke u detyruar të përdorin tualetet e burrave.

Një sondazh i YouGov në fillim të këtij viti zbuloi se 48 për qind e njerëzve ndihen të parehatshëm duke përdorur tualete neutrale gjinore, duke përfshirë 57 për qind të grave.

LEXO EDHE:

Back to top button