Loku, shqiptari i parë në Maqedoni i diplomuar për koreografi

Loku, shqiptari i parë në Maqedoni i diplomuar për koreografi

E njohim si valltar, por Ilir Loku tash më është i pari shqiptar në Maqedoninë e Veriut i cili ka diplomuar për koreografi.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Loku tregoi për veshtirësitë që i ka kaluar si pasojë e mospasjes së kësaj dege në Maqedoni. 

“Vitin e parë kam udhëtuar, por dy vitet tjera kam qëndruar në prishtinë, kështu duke e lënë vet edhe Albanën (bashkëshorten) gjatë shtatzanisë.”

Ilir Loku ka mbrojtur temën teorike dhe atë praktike për diplomim, e nga këto të dyja ai tha që tema teorike i ka marrë më shumë kohë, kurse ajo praktike, për shkak të disa ndyshimeve të fundit ka marr rreth 20 ditë për t’u finalizuar.

Loku gjithashtu shprehu se nuk ka qenë fizikisht i gatshëm për performancën për shkak se Uniku (djali i Ilirit) u lind një ditë para performancës praktike. 

I pyetur për planet e ardhshme, Loku tregoi se dëshiron të vazhdon për koreografi edhe në cikël të dytë të studimit, por këtë rradhe në Tiranë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button