Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Abu Dabit

Garuesja kosovare, Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabit. Kuka u mposht me Ippon në rrethin e dytë nga austriakja Mihaela Polleres në “Golden Score”.

Ajo paraprakisht e kishte kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 70 kilogramë pasi e kishte mundur garuesen holandeze, Sane Vermeer.

Në këtë garë po merr pjesë edhe xhudisti kosovar Akil Gjakova, i cili është kualifikuar në rrethin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

LEXO EDHE:

Back to top button