LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjerën për prona të paligjshme

LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjerën për prona të paligjshme

Gazetare: Fatlume Dervishi

Vendimi gjyqësor për rastin “Talir” nxiti akuzat e ndërsjella për posedimin e pronave ilegale, mes dy partive më të mëdha politike.

LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE-ja duhet të kthejë paratë e vjedhura te qytetarët.

“Në vend që të mendojnë arsyetime dhe fajin ta kërkojnë diku tjetër, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të dalin para qytetarëve dhe të kërkojnë falje. Të kërkojnë falje për gjithë krimin, të kërkojnë falje për vjedhjen që ua kanë bërë qytetarëve dhe të kërkojnë përgjegjësi nga secili që është i përfshirë në këtë rast”, thotë Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Prona e VMRO-DPMNE-së nuk është përvetësuar në mënyrë ilegale, por ajo e LSDM-së po, thonë nga partia opozitare. Sipas tyre, vendimi gjyqësor është me urdhër të LSDM-së për ta shpëtuar veten nga rejtingu në rënie.

“Aktgjykimi për rastin është e diktuar nga LSDM-ja edhe atë nga selia e cila është përvetësuar në mënyrë jolegale si ish objekt i Ministrisë së Arsimit. VMRO-DPMNE nuk janë objektet por populli. Aktgjykimi për Talirin është defokusim nga jetesa në një katastrofë nacionale, shtrenjtimi dhe vjedhja që u bëhet qytetarëve. Prokuroria dhe gjykatat janë dorë e zgjatur e LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Partia e Mickoskit fton qytetarët në rrugë më 18 qershor për të protestuar, siç thonë, për ndryshime./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button