LSDM dhe VMRO kanë shënuar rënie të votave në zgjedhjet e fundit

Në zgjedhjet e dy dite më parë, LSDM ka shënuar rënie historike të votave të fituara. Në rrethin e parë partia e drejtuar nga Zoran Zaev ka marrë 238 mijë e 31 vota për listat për këshilltarë ose mbi 182 mijë vota më pak në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur social demokratët kishin marrë 420 mijë vota. Ndërsa vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare LSDM bashkë ke koalicionin e saj “Mundemi” ka marrë 327.408 vota.

Rënie të numrit të votave ka shënuar edhe VMRO DPMNE-ja, pavarësisht se ka fituar më së shumti komuna. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, partia e Mickosit kishte 335.769, ndërsa në zgjedhjet e së dielës ka fituar 288.044 vota, për listat e këshilltarëve. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020, VMRO-DPMNE me koalicionin e saj “Ripërtëritje për Maqedoninë” mori 315.344 vota.

Megjithatë VMRO-DPMNE, në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë rreth 50 mijë vota më tepër se LSDM nga numri i përgjithshëm i votuesve.

BDI, në zgjedhjet e 17 tetorit, ka ruajtur kuotën e njëjtë të votave të fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar. BDI përsëri ka arritur të marrë mbi 104 mijë vota. Por krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, integristët shënojnë rritje të votave, pasi katër vite më parë, kanë arritur të marrin vetëm 89.724 vota.

Për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 kur Aleanca për Shqiptarët nuk ishte në koalicionin me Alternativën kishte 49 mijë e 125 vota ndërsa në zgjedhjet e 17 tetorit në koalicion Sela e Gashi morën 56 mijë e 301 vota. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ky koalicion kishte 81 mijë e 620 vota.

Rritje të votave për listat e këshilltarëve për këshilltarë ka shënuar edhe Lëvizja BESA, e cila ka fituar 25.326 vota, numrin më të madh të tyre në Tetovë.

Rritje ka shënuar edhe partia e “Majta”. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ku kjo parti garoi për herë të parë fitoi 37.426 vota, ndërsa të dielën kanë fituar 49.558 vota.

Ndërsa listat e pavarura, për këshillat komunal kanë fituar gjithsej 56.085vota.

Zgjedhjet lokale
                                                                          2021                                                 2017
VMRO-DPMNE                                                288.044                                            335.769
LSDM                                                               238.031                                            420 522
BDI                                                                   104.554                                              89.724
ASH                                                                    56.301                                              49.125

Zgjedhje e parakohshme parlamentare 2020

LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” 327.408
ВМРО-ДПМНЕ dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” 315.344
BDI 104.699
ASH – AAA 81.620

E MAJTA
2021                              2020
37.426                         49.558

Mefail Ismaili 

LEXO EDHE:

Back to top button