LSDM dorëzon kallëzim në KSHPK për tenderin 9-milionësh të “Digital One”
LSDM dorëzon kallëzim në KSHPK për tenderin 9-milionësh të “Digital One”
LSDM-ja ka dorëzuar kallëzim dhe kërkon nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të hap lëndë dhe të shqyrtojë të gjitha elementet që lidhen me dyshimet për ndarje të 9 milionë eurove përmes një tenderi për kompaninë “Digital One”, e cila sipas LSDM-së ka vetëm dy të punësuar dhe është formuar para vetëm një viti. Siç thonë, katër marrëveshje milionëshe janë me sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë.
Kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa për të parandaluar siç thonë, vjedhjen e popullit dhe të ketë përgjegjësi.
“Kur kompania e formuar para vetëm një viti dhe me dy të punësuar merr tenderë shtetëror prej thuajse 9 milionë euro, çfarë mund të jetë nëse jo skemë për zhvatje të parave nga qytetarët? Kur nga gjashtë, katër marrëveshje milionëshe janë me sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë së Mickoskit, atëherë çfarë mund të jetë nëse jo favorizim i firmave më të preferuara? Këto janë skema të Nikolla Gruevskit. Hristijan Mickoski është vetëm nxënës i tij dhe vazhdues i të njëjtave metoda”, u shpreh Petar Ognjenoviq – LSDM.








