“Stop padrejtësisë në gjyqësor” – Struga në protestë për mjekun e dënuar
“Stop padrejtësisë në gjyqësor” - Struga në protestë për mjekun e dënuar
Nën moton Struga nuk hesht, stop padrejtësisë në gjyqësor, mjeku shpëton jetë, ndërsa padrejtësia i shkatërron edhe unë jam doktor Meti, mjekë, infermierë, të punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës dhe qytetarë, mbajtën protestë paqësore në shenjë mbështetjeje për Muhamet Asanin, gjinekologun nga Struga, i cili javën e kaluar u dënua me tre vite burg dhe pesë vite ndalesë për punë, si i akuzuari i parë në rastin me lehonën nga Dibra, Jilldëz Veaposka, së cilës gjatë lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës në vitin 2020 i janë hequr mitra, vezorja dhe një veshkë.
Protesta paqësore përfundoi para Gjykatës Themelore në Strugë, ku u dërguan mesazhe për drejtësi.








