LSDM-ja akuzon pushtetin se refuzon pagën minimale prej 600 eurosh dhe ka shkurtuar 40 milionë euro nga bujqit

LSDM-ja akuzon pushtetin se refuzon pagën minimale prej 600 eurosh dhe ka shkurtuar 40 milionë euro nga bujqit

LSDM-ja akuzon pushtetin se refuzon pagën minimale prej 600 eurosh dhe ka shkurtuar 40 milionë euro nga bujqit, ndërkohë që kryeministri po shfrytëzon luksin e avionit qeveritar. LSDM akuzon Mickoskin se posedon orë me vlerë 60 mijë euro dhe e krahasoi me Nikola Gruevskin, duke aluduar në rastin me syzet prej 60 mijë euroshe dhe “Mercedesin” luksoz.

„Le të zbresë Mickoski, le t’i shohë punëtorët që mezi arrijnë të ushqejnë familjet e tyre dhe t’u përgjigjet. Sa i kushton qytetarëve ky luks i kryeministrit me avionin qeveritar? A për këtë arsye po paralajmërohet blerja e një avioni të ri qeveritar – për edhe më shumë udhëtime private me paratë e popullit?”, pyet Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button