LSDM-ja akuzon qeverinë se po len të vetëm qytetarët të përballen me çmimet e larta

LSDM-ja akuzon qeverinë se po len të vetëm qytetarët të përballen me çmimet e larta

Gazetare: Fatlume Dervishi

LSDM-ja e quan fiasco totale politikën e Mickoskit në ekonomi. Sipas tyre, masat e “shportave” pësuan një debakël, kurse në vend të uljes ka pasur rritje të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë.

“Qytetarët u detyruan të organizohen dhe të ngrenë zërin kundër çmimeve të larta dhe rritjeve të mëdha të çmimeve përmes bojkotit të tregjeve. Dhe në vend që menjëherë të marrë masa dhe të ulë çmimet, qeveria e Mickoskit po i lë gjërat ashtu siç janë, duke mos bërë asgjë për uljen e çmimeve. Qytetarët kanë mbetur vetëm. Përgjigja është e thjeshtë, politikat e Mickoskit kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të biznesmenëve të mëdhenj dhe të elitës, ndërsa qytetarët janë lënë në duart e tyre”, thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE-ja thotë se ekonomia ishte në rënie të lirë nga politikat e qeverisë së kaluar të LSDM-së, kurse tani po rimëkëmbet.

“Derisa elita e LSD-së po pasurohej, mbi gjysmë milioni qytetarë u futën në kufirin e varfërisë me 150 denarë në ditë. Gjendja e vështirë ekonomike dhe rrënimi që la qeverisja e tyre shtatëvjeçare nuk mund të rregullohet për tetë muaj. Por ajo që mund të ishte rregulluar në një kohë kaq të shkurtër tashmë është rregulluar. Për shembull, rënia e ekonomisë, e cila ishte e madhe si pasojë e politikave të dobëta ekonomike të LSD-së, është ndalur”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë së pushtet, zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e PBV do të vazhdojë edhe këtë vit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button