LSDM-ja dyshon se paratë nga kredia hungareze janë ridestinuar / Mickoski: Mjetet janë të destinuara me ligj dhe me rregullore të qeverisë
LSDM-ja dyshon se paratë nga kredia hungareze janë ridestinuar / Mickoski: Mjetet janë të destinuara me ligj dhe me rregullore të qeverisë

Gazetare: Fatlume Dervishi
Paratë e marrë hua nga Hungaria me të cilat do të duhet të subvencionohen kompanitë vendase, sipas LSDM-ja, janë harxhuar për diçka tjetër. Kreu i partisë Venko Filipçe thotë se këto janë informacionet që marrin nga kompanitë dhe kërkon që qeveria të tregojë ku janë ridestinuar mjetet e huazuara nga Hungaria.
“Tek ne arrijnë informacione për të cilat qeveria duhet të japë përgjigje dhe që thonë se paratë e planifikuara për kompanitë, praktikisht janë harxhuar. Prandaj është ndryshuar ligji për punën e bankave me të cilin për herë të para Bankës maqedonase për zhvillim i lejohet që të marrë hua direkt nga buxheti dhe jo nga institucionet ndërkombëtare siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton se të gjitha kompanitë që do të aplikojnë për kredit me normë të ulët interesi, qeveria do të mbulojë nevojat direkt nga buxheti dhe nga burime të tjera, dhe jo nga krediti hungarez i cili ishte paraparë për atë gjë”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Kryeministri hodhi poshtë premtendimet e LSDM-së. Thotë se mjetet janë të destinuara me ligj dhe me rregullore të qeverisë për kompanitë dhe nuk mund të ridestinohen.
“Vetëm në njëjtën nga bankat ka kërkesa që kapin vlerën prej 180 milion eurosh për financim të projekteve. Kur t’i mbledhim të gjitha bankat, ajo vlerë shkon më shumë se 350 milion. Kjo tregon se edhe ata 250 milion qe kemi marrë janë pak dhe ndoshta do të duhet përsëri t’i shfrytëzojmë miqtë tanë jashtë Maqedonisë që të kërkojmë linjë të re kreditore me kushte ultra më të përshtatshme sepse e shohim se kjo është mënyra se sit ë zhvillohet ekonomia. Kështu që edhe po donim, nuk do të mund ta bënim. Për më tepër, ka ligj për këtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Nga kredia hungareze për kompanitë janë të destinuar 250 milionë euro. Kompanitë do të duhet të kenë një minimum prej 20 për qind të kapitalit të tyre, dhe shuma maksimale që mund të marrin si kredi është 10 milionë euro. Kompanitë do t’u paguajnë bankave një normë interesi prej 1.95 për qind, me grejs periudhë prej tre vjetësh dhe periudhë shlyerjeje prej 12 vjetëve. /Alsat.mk