LSDM-ja mbron taksën ekologjike, paratë do të përdoren për projekte ekologjike

LSDM-ja e mbron të ashtuquajturën taksë ekologjike prej tre denarë e gjysmë. Partia në pushtet, nga foltorja e partisë përsëriti se taksa e gjelbër do të thotë një shtesë prej 55 milion eurosh në vit në arkën e shtetit, të cilat, siç pretendojnë ata, do të përdoren për projekte ekologjike.

“Kjo nuk është taksë krize siç akuzon në mënyrë të rreme VMRO-DPMNE. Këto taksa do të jenë të destinuara ekskluzivisht për investime të gjelbërta, dhe vende pune të gjelbërta. Do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë dhe për një mjedis më të pastër. Në këtë mënyrë ne e përmirësojmë më tej sektorin e energjisë, prandaj apelojmë të gjithë deputetët në Kuvend, të tregojnë përgjegjësi dhe të qëndrojnë prapa ndryshimeve ligjore, që sjellin përfitime për shtetin. “=deklaroi Kaja Shukova, LSDM.

Opozita mbetet me vendosmëri në qëndrimin, se kjo është një taksë krize përmes së cilës qeveria kërkon të mbushë buxhetin bosh. Ata akuzuan se vitin e kaluar, çmimet e benzinës u rritën me 21 denarë, dhe naftën me 17 denarë. VMRO – DPMNE paralajmëron për goditje të çmimeve, dhe rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, që varen ngushtë nga çmimi i karburantit.

“Që mos të lejojmë Zaevin të bëjë atë që dëshiron, dhe ta vërë të gjithë vendin në agoni dhe varfëri, edhe pse ai tashmë është aty, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, me të gjitha mjetet e mundshme në dispozicion të tyre brenda Kuvendit dhe brenda punës demokratike, do ta bllokojë këtë propozim ligj të Zaevit, për taksë krize prej 4.13 denarë për për karburantet.”=pohoi Dimçe Arsovski, VMRO – DPMNE

Masën “taksë ekologjike”, pushteti ka në plan ta vë në fuqi nga 1 korriku. Por, përveç VMRO – DPMNE-së, koalicioni Aleanca e Shqiptarëve – Alternativa njoftoi gjithashtu bllokadë të propozimit në Parlament. Për masën përveç partive, me kritika dolën edhe bizneset dhe transportuesit.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button