LSDM-ja nuk pranon kërkesat e opozitës

Kërkesa për Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, aktualisht është e papranueshme për LSDM-në. Madje, sipas tyre, Qeveria teknike do të hiqet si opsion nga Kodi zgjedhor.

 Sigurisht, nëpëmjet diskutimeve kur të vijë koha për ndryshim të Kodit zgjedhor ku duhet të hiqet Qeveria teknike, nuk do të jetë problem. Kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë qesharake. Mbrëmë kishim disa kërkesa nga VMRO-DPMNE-ja të prezantuata nga Hristijan Mickoski. Të gjitha janë absurd dhe të parealizueshme- deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

 Por, kreu i opozitës Hristijan Mickoski kërkoi Qeveri teknike për shpëtim nga pushteti aktual, dhe organizim të zgjedhjeve të drejta, të parakohshme në tetor.

 Është koha për Qeveri teknike e cila këto muaj deri në zgjedhjet lokale do të përgatisë terren për zgjedhje të drejta, të besueshme dhe jo mafioze ku frika, presioni, krimi dhe paratë kesh të jenë mjet për votuesit e tyre- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 Gjatë fushatës së fundit zgjedhore, Zaev dhe Mickoski, pas diskutimit për efikasitetin e Qeverisë teknike ose Qeverisë së Përzhinës, kishin rënë dakord për shfuqizimin e saj.

Zaev: “Disa herë e kam thënë. E thoni edhe ju! Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë më Qeveri të Përzhinës. Urdhëroni, e thoni qëndrimin tuaj!”

Mickoski:“Qeveri të Përzhinës, sipas meje, që nga koha e Marrëveshjes së Përzhinës kam thënë se nuk duhet të ekzistojë.”

Por, kjo marrëveshje mes liderëve kurrë nuk u përkthye në ligj. Kodi zgjedhor akoma parashikon krijimin e Qeverisë së përkohshme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button