LSDM-ja shpreson se në periudhën e ardhshme, përmes dialogut, do të arrijë të bindë deputetë të VMRO-DPMNE-së
LSDM-ja shpreson se në periudhën e ardhshme, përmes dialogut, do të arrijë të bindë deputetë të VMRO-DPMNE-së

LSDM-ja shpreson se në periudhën e ardhshme, përmes dialogut, do të arrijë të bindë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Në rast se kjo ndodh, ata thonë se do ta mbajnë premtimin që menjëherë të lëshojnë pushtetin dhe të pranojnë zgjedhje të parakohshme. Sipas LSDM-ja Xhaferi nuk e ka shkelur rregulloren gjatë seancës së të premtes.
“Ditën kur në Kuvend do të votohen ndryshimet kushtetuese, tani, në shtator ose në tetor, ne një ditë më pas me deponimin e dorëheqjen e Kovaçevskit mund të shkojmë në zgjedhje. Me bisedime dhe me hapjen e të gjithë temave që për momentin nuk i kanë plotësisht të qarta, me elaborimin e qëndrimit partiak na jep shans për të menduar se ka hapësirë që të bisedohet me këtë grup parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kur u shter lista e fjalimeve, si shumë herë deri tani, kur krijohen kushte për të votuar atëherë informohemi, pikërisht këtë e tha edhe këtë herë. Ata thirren në rregullore dhe unë ju siguroj se kryetari Xhaferi veproi në përputhje me kompetencat dhe Rregulloren,” tha Martin Kostovski, LSDM. /alsat.mk